Një grua e moshuar ka kapërcyar kangjellat rrethuese të Prokurorisë së Posaçme në shenjë revolte ndaj Bashkisë së Laçit. E moshuara akuzon bashkinë për një çështje pronësie, teksa në përpjekjen e saj për të mësyrë në SPAK është ndaluar nga punonjësit e sigurisë.