Policia njoftoi arrestimin e katër personave në lidhje me zjarrin që përfshiu një pallat pranë QSUT në Tiranë. Mes të arrestuarve është edhe menaxheri i një biznesi që ushtronte aktivitetin në katin përdhes të godinës dhe ku dyshohet se kanë nisur flakët që u përhapën më pas në gjithë fasadën e jashtme të pallatit. Gjithashtu është arrestuar edhe administratori i pallatit dhe dy persona të tjerë, për të cilët nga hetimet paraprake ka indicie se mund të kenë neglizhuar, apo shpërfilluar rregullat e sigurimit teknik ndaj zjarreve. Në lidhje me këtë çështje është kërkuar edhe marrja në pyetje e pronarit të kompanisë së ndërtimit, shtetasit Armando Lilo.