Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ndërhyrjet në rregulloren e Kuvendit të kaluara me procedurë të përshpejtuar në muajin shtator nga mazhoranca socialiste; kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi thirri dhe drejtoi mbledhjen e këshillit të rregullores. Për demokratët është e papranueshme që këshilli të mblidhet pa u zbardhur ende vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Strazimiri u shpreh se më së paku Peleshi duhet të ruante standardin e vendosur në rastin e Belinda Ballukut. Strazimiri: “Të paktën duhet të keni ritmin e durimit që kishit kur vendimi i GJK, që nuk kishte asnjë lidhje me arrestimin e Belinda Ballukut, por ju pritët tre muaj vendimin e Gjykatës Kushtetuese,. Minimalisht duhet të lexojmë cfarë kemi bërë gabim herën e parë, që mos e përsërisim herën e dytë.” Oerd Bylykbashi i kujtoi kolegëve deputetë praktikën e ndjekur në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike.