Vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes/ Prokuroria do të rinisë hetimet për 26 vjeçrin që nderoi jetë në burg
24/10/2019 19:14

Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi se do të rinisë hetimet për rastin e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit pas publikimit të raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i cili dilte ne përfundimin se dyshimet paraprake për vetëvrasje “nuk duken shumë të vërteta”. 26 vjeçari vdiq 5 nëntorin e vitit 2016 në burgun e Prizrenit ku po mbahej për më shumë se dy muaj nën dyshimin e përfshirjes në sulmin mbi parlamentin e Kosovës për të cilin një gjykatë në Prishtinë shpalli fajtorë dhe i dënoi me gjithsej 21 vjet heqje lirie katër aktivistë të kësaj lëvizjeje. Në një deklarate për shtyp, prokurori sqaroi se “ashtu siç është thënë në ekspertizën e saj, ka dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes së Deharit.” Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe ndërhyrja e një personi të tretë në këtë proces fatal duhet të mbahet parasysh”, – thuhet në përfundimet e raportit zviceran, të publikuar nga Prokuroria. Nëntorin e tre viteve më parë, autoritetet thanë se, sipas autopsisë, Astrit Dehari kishte ndërruar jetë si prej bllokimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, rrjedhojë sic u tha asokohe, e dëmtimeve të vet shkaktuara, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme. Por as lëvizja Vetëvendosje dhe as familjarët e të ndjerit nuk qenë pajtuar me raportin e organeve të drejtësisë dhe patën kërkuar hetim ndërkombëtar. “Ne e dinim që Astritin e vranë në burg“ ka thënë e ëma e tij. raporti i ekspertizës në gjuhën frënge dhe atë shqipe iu dorëzua sot familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.

Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59
Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13