Gjykata e Lartë ka njoftuar se seancat gjyqësorë do të shtyhen, pas protestave të 17 tetorit, ku protestuesit vendosën zjarr në ambiente të kësaj ghykate. Sipas një Njoftimi zyrtar, Gjyakta thoteë se ambientet kanë pësuar dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore. Ajo shton se si pasojë e kësaj situate të jashtëzakonshme e cila ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, ka bërë të domosdoshëm marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor.