Top News – Zjarr në tragetin e linjës Itali-Greqi / 288 persona në bord, evakuohen pasagjerët
18/02/2022 11:22

Në bordin e një trageti italian të linjës Greqi-itali, ka shpërthyer zjarri. Sipas mediave italiane, nuk janë sinjalizuar viktima por policia portuale greke thotë se kapiteni i Euroferry Olimpia i ka kërkuar pasagjerëve të braktisin anijen. Në bordin e tragetit të nisur nga porti grek i Igumenicës dhe të drejtuar për në Brindizi, kishte 237 pasagjerë dhe 51 pjesëtarë të ekuipazhit. Incidenti ka ndodhur pranë brigjeve të ishullit grek të Korfuzit, mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në vendngjarje, autoritetet greke kanë dërguar tre motovedeta dhe tre rimorkiatorë. Ende nuk janë bërë të njohura ndërkohë shkaqet e incidentit. Zjarri ka shpërthyer rreth 9 milje larg bregut në zonën greke të kërkim-shpëtimit. Me sa duket, zjarri ka nisur nga një prej ambjenteve të tragetit që mbante kamionët dhe shoferët e tyre. ekuipazhi fillimisht ka tentuar të shuajë zjarrin me mjetet në bord, por kur nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, kapiteni ka dhënë urdhërin e evakuimit. 288 personat në bord janë ngjitur të gjithë në bordin e barkave të shpëtimit dhe janë pritur më pas nga mjetet greke dhe italiane. Mediat greke shkruan më herët se 11 persona konsideroheshin të zhdukur, por ato italiane konfirmojnë se të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar e madje presidenti italian, Sergio Mattarela ka përgëzuar guardia di financan për reagimin e shpejtë në shpëtim të pasagjerëve.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01