Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka akuzuar ministrin Nenad Rashiç ‘se po zbaton verbërisht urdhrat e kryeministrit Albin Kurti’. “Ai nuk bën asgjë tjetër në jetë përveçse i zbaton verbërisht urdhrat e Albin Kurtit. I mbështeti bllokuesit, i uroj gjithë të mirat me mbështetjen e Albin Kurtit dhe [kryeministrit të Kroacisë] Andrej Pllenkoviqit. Uroj sukses të madh për të gjithë në zgjedhje”, tha presidenti serb. Deklarata e Vuçiç nga Nju Jork, pason deklaratën e kreut të Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë në Kosovë Nenad Rashiç, I cili pati deklaruar me herët se do të mbështesë Listën Studentore, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, më 25 tetor.