Top News – Washingtoni do të bëhet shtet/ Kryeqyteti pa përfaqësim në kongres, pa vetëqeverisje
18/03/2021 21:41

Megjithëse Uashingtoni është qendra e pushtetit politik në vend, banorët e tij nuk kanë të drejtë vote në Kongres dhe as të veteqeverisen, për shkak të statusit të tij të veçantë si njësi e varur nga qeveria federale. Por përkrahësit e iniciativës për ta bërë Uashingtonin shtet, thonë se aktualisht shohin më shumë potencial se kurrë për ta arritur këtë qëllim. Kur protestuesit sulmuan Kapitolin në një përpjekje të dështuar për të bllokuar Kongresin që të çertifikonte fitoren në zgjedhjet presidenciale të demokratit Joe Biden, Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit Muriel Boëser nuk gëzonte autoritetin për të thirrur Gardën Kombëtare në ndihmë të policisë. Ngjarja i ka dhënë vrull përpjekjeve të gjata që kryeqyteti i vendit të bëhet shtet. Kryeqytetit i mungon autonomia lokale. Në ndryshim nga shtetet e tjera, buxheti dhe ligjet lokale, janë në varësi të miratimit nga Kongresi. Banorët e kryeqytetit paguajnë taksa federale, por nuk kanë një përfaqësues në Kongres që të votojë në emër të tyre. Zyrtarët lokalë kanë prezantuar një ligj që u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve vitin e kaluar, i cili do të tkurrte qarkun federal në rreth 5 kilometra katrorë duke përfshirë Kapitolin, Shtëpinë e Bardhë, ndërtesat e tjera kryesore qeveritare si dhe monumentet. Pjesa tjetër prej rreth 170 kilometrash katrorë do të bëhej një shtet i ri. Legjislacioni u riprezantua në janar dhe gëzon edhe më shumë mbështetës. Por republikanët e Kongresit e kundërshtojnë çështjen e shtetësinë. Për shkak se votuesit e këtij qarku mbështesin në shumicë dërrmuese demokratët kjo do të nënkuptonte dy demokratë të tjerë në një Senat tashmë të ndarë në mënyrë të barabartë mes dy partive. Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve pritet të shqyrtojë ligjin këtë muaj. Ndërsa ligji mund të miratohet në këtë dhomë të kontrolluar nga demokratët, nuk ka shumë të ngjarë që e njëjta gjë të ndodhë në Senat, ku demokratët gëzojnë kontrollin me një diferencë të vogël.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43