Top News – Vuçiç ‘qahet’ te Rusia për Kosovën / Takon ambasadorin rus dhe kinez: Çfarë të bëjmë…?
06/11/2022 13:30

Zhvillimet në veri të kosovës kanë ndezur sirenat e alarmit. Ashtu sic kishte paralajmëruar një ditë më parë, Lista serbe tërhoqi përfaqësuesit nga institucionet e prishtinës ndërkohë që në Beograd, sic raportojnë mediat serbe, presidenti Aleksander Vucic, i mbërthyer në një fundjavë të ethshme, ka takuar përfaqësuesit e aleatëve më të rëndësishëm të vendit, ata të Moskës dhe Pekinit. Në takimin me ambasadorin rus Aleksandar Bocan Harchenko, vucic ka folur në mënyrë specifike për situatën në Kosovë duke shprehur shqetësim dhe duke akuzuar Prishtinën për lëvizje të njëanshme, dhe mosrespektim të marrëveshjes së Brukselit. Sipas mediave serbe, gjatë këtij takimi Vuçiç ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në Kosovë të shkaktuar, siç thotë ai, nga “lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, si dhe mosrespektimin e Marrëveshjes së Brukselit”.“Vuçiç e njoftoi ambasadorin Harçenko për situatën e sigurisë në Kosovë dhe presionet me të cilat ballafaqohen serbët dhe Serbia dhe përsëriti mirënjohjen për qëndrimin parimor të Rusisë dhe mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.Mësohet se ambasadorit rus Vuçiç i ka përsëritur frazën e tij se “Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme paqeje dhe stabiliteti dhe mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani”. Një tjetër takim ndërkohë ka patur vucic edhe me ambasadoren kineze si edhe me përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe. Në takimin me këta të fundit, sipas mediave serbe, është deklaruar angahzimi i kishës për të mbrojtur interesat kombëtare të serbisë.

Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00