Top News – Vuçiç për takimin/ “Në Washington, pres befasi!”
29/08/2020 11:59

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic tha se Beogradi ka pranuar agjendën zyrtare për negociatat me Kosovën në Uashington, në 4 shtator, dhe se në të është vetëm një "pikë që është e papranueshme". Vucic i Serbisë nuk specifikoi se për çfarë bëhet fjalë, por vlerësoi se pret befasi dhe negociata të vështira."Tema e vetme e bashkësisë ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht nga axhendat, është njohja e Kosovës. Thelbi është që Avdullah Hoti dhe zyrtarë shqiptarë thonë se po shkojnë në Shtetet e Bashkuara për njohje. Kishte edhe deklarata jozyrtare nga udhëheqësit në rajon që do të nënshkruaj çkado që ofrohet në Uashington. Këtë e dëgjova me kujdes. Unë pres një befasi, nuk hezitoj ta them këtë, dhe do t'i kërkoj falje administratës amerikane nëse kjo nuk do të ndodhë", tha Vuçic për televizionin serb “Pink”."Nuk ka rëndësi se nën çfarë lloj shantazhi jemi, ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e shtetit. Deri më tani, ne nuk kemi analizuar atë që Serbia ka sot në Kosovë dhe çfarë është reale që mund të marrim", shtoi ai.I pyetur nëse ai pret që presidenti i SHBA-së Donald Trump t’ju bashkohet bisedimeve, Vuçic tha se nuk e pret këtë nëse "përmbajtja e kërkesës së SHBA-së për Serbinë në lidhje me Kosovën është si supozohet".Vuçiq, tha se nëse ai do të pranonte takimin me presidentin Trump, ai do të ishte presidenti i parë serb që mund të ketë jo vetëm takimin e parë me Avdullah Hotin dhe Trump, por edhe një takim bilateral me presidentin amerikan.Ai gjithashtu tha se Serbia "duhet të paguajë çmimin e politikave të pasuksesshme nga vitet 1990".

Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02