25 vite burg vendosi gjykata e Dibrës për Miranda Markjan, e cila akuzohet për vrasjen me thikë të vjehrrës së saj, ngjarje që u shënua në muajin prill të vitit 2021. Markaj akuzohet për kryerjen e veprës penale të ‘Vrasjes për shkak të marrëdhënive familjare’ , vepër për të cilën maksimumi i dënimit është i përjetshëm, por ajo ka marrë nga drejtësia dënimin me 25 vjet burg, sipas nenit 79 pika c të Kodit Penal.