Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, autorin e vrasjes së dy vëllezërve Selam dhe Nazmi Islamaj, 30 dhe 48 vjeç, ndërsa la të plagosur vëllain e tretë, Shefqet Islamaj, 44 vjeç. Ndërkohë, në seancë është bërë e ditur edhe dëshmia e autorit përmes avokatit të tij. Ai ka deklaruar se gjatë konfliktit që nisi mes palëve, të cilët ishin fqinj, vëllezërit kanë dhunuar barbarisht autorin dhe prindërit e tij. Sherri mes tyre ka nisur për kalimin e një betoniereje, pasi në banesën e tre vëllezërve po kryheshin punime në pjesën e murit rrethues.