Një person është akuzuar nga autoritetet britanike për vrasjen e shqiptarit Flamur Alex Beqiri në derën e shtëpisë së tij në Londër, më 24 dhjetor të vitit që lamë pas. Mediat britanike shkruajnë se shtetasi suedez Anis Fouad Hemissi 22 vjeç, u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, pasi policia e arrestoi atë në Aeroportin e Kopenhagenit në 20 janar. Ai është akuzuar për vrasje dhe posedim të armës së zjarrit dhe pritet të paraqitet nesër në Gjykatën e Westminster. Sipas “The Sun”, Beqiri 36 vjeç është vrarë në sy të gruas së tij Debora Krasniqi në shtëpinë e tij në Rrugën e Kishës Battersea, në prag të Krishtlindjes.