Top Channel/ Plastika po shkatërron globin. Nis në Gjenevë samiti i OKB-së
05/08/2025 15:21

Në Gjenevë kanë nisur të martën negociatat ndërkombëtare që synojnë të arrijnë një traktat historik global për të luftuar ndotjen nga plastika. Bisedimet do të zgjasin 10 ditë dhe janë pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ligjore për krizën e ndotjes nga plastika. Pas dështimit të bisedimeve të mëparshme në Dhjetor në Busan të Koresë së Jugut, ku një grup shtetesh prodhuese të naftës bllokuan konsensusin, vendet po përpiqen sërish në këtë raund në Gjenevë, nën organizimin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin. Drejtuesja e UNEP, Inger Andersen, tha për AFP se edhe pse pritshmëritë nuk janë të pakta, ekziston një rrugë për të arritur një marrëveshje. “Shumë vende po vijnë në Gjenevë me qëllimin për të bërë marrëveshjen,” tha ajo. Plastika ndot botën në mënyrë të përhapur: mikroplastika është gjetur në maje të maleve, në thellësitë e oqeaneve dhe në pjesë të ndryshme të trupit të njeriut. Disa vende kërkojnë një traktat ambicioz për të reduktuar prodhimin dhe për të hequr gradualisht kimikatet e dëmshme, ndërsa shtetet prodhuese të naftës preferojnë të fokusohen vetëm në trajtimin e mbetjeve. Globalisht, prodhohen mbi 400 milionë ton plastikë çdo vit, ku gjysma përdoret për produkte njëpërdorimshe. Vetëm 9% e plastikës riciklohet në fakt, ndërsa pjesa tjetër përfundon në landfill, digjet ose hidhet në ambient në mënyrë të pakontrolluar. Një raport i revistës mjekësore The Lancet paralajmëroi se ndotja plastike është një rrezik serioz dhe në rritje për shëndetin, duke shkaktuar kosto prej të paktën 1.5 trilionë dollarë në vit për ekonominë globale.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04