Top News – 10 mijë rrufe në pak orë…Tërbohet moti, përmbytje të mëdha e reshje rekord shiu
05/08/2025 14:41

Pjesë të Hong Kongut u zhytën nën ujë pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të martën, pasi paralajmërimi më i lartë për stuhi u lëshua për herë të katërt në tetë ditë. Qyteti regjistroi reshjet më të mëdha ditore në gusht që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 1884, pak mbi 355 milimetra të regjistruara në selinë e observatorit të motit të Hong Kongut në orën 14:00 të së martës. Qendra financiare ka pezulluar mësimin në shkolla dhe ka hapur qendra të përkohshme strehimi, ndërkohë që disa shërbime spitalore si klinikat ambulatore janë prekur gjithashtu. Observatori tha se paralajmërimi "i zi" për stuhi, që do të thotë reshje që tejkalojnë 70 milimetra në një orë, do të mbetet në fuqi të paktën deri në mbrëmje. Më shumë se 9,600 goditje rrufeje nga retë në tokë u regjistruan midis orës 05:00 të mëngjesit dhe mesditës. Shërbimi meteorologjik paralajmëroi të martën pasdite se "stuhia e vazhdueshme e shiut do të shkaktojë përmbytje serioze në rrugë dhe bllokim të trafikut". Një gazetar i AFP pa disa anije të vogla të përmbyseshin ndërsa makinat u filmuan pothuajse të zhytura nën ujë, në një parking. Autoritetet i kërkuan publikut të qëndronte vigjilent dhe thanë se punëdhënësit duhet të merrnin masa për të siguruar kushte fleksibël pune për sigurinë e punonjësve. Transporti publik u bllokua dhe aeroporti regjistroi vonesa dhe anulime të fluturimeve.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47