Top News/ Vrasja e Liridonës/ Arrestohet një tjetër person në Prishtinë
09/12/2023 21:35

Një person tjetër është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë, duke rritur numrin e të dyshuarve në katër. Tomë D., nga komuna e Gjakovës, është personi i katërt i arrestuar për dyshimin e tij në vrasjen e Liridonës. Ai dyshohet se ka shpërndarë armën që është përdorur në vrasje te Granit Plava. Liridona Ademaj u qëllua me armë dhe humbi jetën më 29 nëntor. Në mesin e të dyshuarve për këtë ngjarje tragjike është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Rasti fillimisht raportohet si grabitje me pasoja fatale, por më pas është zbuluar se është organizuar nga Naim Murseli sipas dyshimeve të Prokurorisë. Të dyshuarit tjerë që janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë Granit Plava dhe Kreshnik Kokalla. Naim Murseli akuzohet për organizimin e vrasjes së gruas së tij duke premtuar 30 mijë euro për kryerjen e kësaj ngjarjeje, ndërsa Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer vrasjen. Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj të dyshuarve për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ka bërë thirrje për zbardhjen e plotë të rastit

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44