Top News – Vrasësi i Robert F Kennedy-t/ Sirhan Sirhan ‘fiton’ lirinë me kusht
28/08/2021 13:38

Bordi i dhënies së lirisë me kusht në kaliforni, votoi për t’ia dhënë atë vrasësit të kandidatit demokrat presidencial, në 1968-ën, Robert F Kennedy. Sirhan Sirhan ka kryer 53 vite burg për vrasjen e pretendentit kryesor në zgjedhjet presidenciale, pas një fjalimi në një hotel në Los Angeles, që thuhet se ndryshoi kursin e historisë. Vendimi i bordit, që e konsideroi atë jo një kërcënim publik, nuk i garanton atij sidoqoftë, daljen në liri. Vendimi tani është në duart e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Neësom. Demokrati aktualisht është në mesin e një fushate elektorale. “Ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli”, i kishte thënë Sirhan komisionit. “Ai i ri impulsiv nuk ekziston më prej shumë kohësh”. “Senatori Kennedi ishte shpresa e botës dhe unë lëndova dhe dëmtova të gjithë ata që shpresonin tek ai. Dhe më dhemb shumë që unë bëra dicka kaq të tmerrshme”, shtoi ai sipas Associated Press, agjencisë së vetme të lajmeve që ishte lejuar të merrte pjesë në seancën ku do të merrej vendimi. Zyra e prokurorit rajonal në LA, ka thënë se nuk do të kundërshtojë lirimin e tij. Tani 77 vjec, vrasësi i lindur në palestinë, e ka kërkuar faljen për të 16 –tën herë. Ai tha pas arrestimit të tij, se e kishte kryer sulmin për shkak të mbrojtjes që senatori i atëhershëm i jepte izraelit. Më pas, ai tha se nuk mbante mend asgjë nga sulmi. Vendimi i bordit erdhi pasi dy fëmijë të Kenedit, i kërkuan anëtarëve ta linin të lirë vrasësin e të atit.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47