Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vonojnë dërgimin e raketave Patriot, për t’u përdorur në luftën ndaj Rusisë. Në një mesazh në rrjetin “X”, Zelensky thekson se prej gati një muaji Ukraina po pret miratimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për furnizimin me raketat për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot.