Euforia e fitores historike të lëvizjes studentore në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Serbi, po ia lë ngadalë vendin pyetjes se kush do të vendoset në krye të qeveërisë së re. Për momentin, Lista Studentore e cila u shndërrua nga një lëvizje protestash masive në një forcë politike mjaftueshëm të fuqishme sa për ta larguar Aleksandar Vučićin nga pushteti, nuk ka propozuar asnjë kandidat për kryeministër.