Luiz Inácio Lula da Silva, është rizgjedhur për një mandat të katërt në postin e Presidentit të Brazilit, pas një gare shumë të ngushtë. Sipas Komisionit Zgjedhor të Brazilit, Lula fitoi në raundin e dytë kundër Flávio Bolsonaros, djalit të ish-presidentit të së djathtës ekstreme Jair Bolsonaro, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie. Lula mori sipas rezultateve paraprake 51,8 përqind të votave, ndërsa Bolsonaro siguroi 48,2 përqind. Kjo do të thotë se presidenti aktual fitoi me pothuajse 4,4 milionë vota më shumë se kundërshtari i tij. Analistët thonë se pjesëmarrja më e lartë se sa pritej në zgjedhje ndikoi ndjeshëm në fitoren e Lulës.