Rrëzimi i Aleksandër Vuçiç nga pushteti pas 14 vitesh drejtim mund t’i hapë Serbisë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndryshimi i pushtetit në Serbi, me fitoren bindëse të Listës Studentore, u prit me vlerësime në Bruksel dhe Berlin. Mesazhi kryesor i liderëve evropianë ishte te procesi i integrimit. Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, rikonfirmoi vullnetin që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe deklaroi se tani “ekziston mundësia për më shumë unitet dhe kohezion shoqëror në vend". Sipas saj, i takon qeverisë së ardhshme “të punojë për një orientim strategjik drejt BE-së".