Top News – Vranë policin në Itali/ Dënim të përjetshëm dy studentëve amerikanë
06/05/2021 12:20

Dy studentët amerikanë që therën për vdekje një oficer policie në itali, me një thikë në stil Ramboje, janë dënuar me burgim të përjetshëm. Finnegan Lee Elder, 21 vjec dhe Gabriel Natale Hjorth, 20 vjec, duhet të shërbejnë tani dënimin më të rëndë në itali, prej të paktën 21 vitesh pas hekurash, për vrasjen e policit Mario Cerciello Rega në 2019-ën. Oficeri 35 vjecar sapo ishte kthyer nga muaji i mjaltit kur u qëllua për vdekje në një përballje me dy shokët pas një kontrolli për drogë. Elder pranoi se e kishte qëlluar policin 11 herë me thikë në sulmin që ndodhi më 26 korrik 2019, por ai argumentoi se kishte vepruar në vetëmbrojtje, duke besuar se polici ishte një hajdut. Shoku i tij, Natale Hjorth, asokohe 18 vjec, u dënua se e kishte ndihmuar të fshihte armën pasi të dy ata e fshehën thikën në dhomën e tyre të hotelit. Sipas ligjit në itali, edhe bashkëpunëtorët mund të dënohen për vrasje. Elder dhe Natale Hjorth, u akuzuan për vrasje, sulm, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe mbajtjen e një arme të ftohtë. Dy shokët e shkollës nga kalifornia ishin për pushime në Romë kur tentuan të blinin kokainë në zonën e Trasteveres, afër qytetit të vatikanit. Hetuesit thanë se një person i quajtur Sergio Brugiatelli i kishte ndihmuar ata të gjenin një shitës. Por studentëve me sa duket iu shit aspirinë e thërrmuar në vend të drogës. Pasi i vodhën cantën e shpinës Brugiatellit, duke i kërkuar pas paratë dhe një gram kokainë në këmbim, Brugiatelli i telefonoi policëve. Polici pa uniformë Rega dhe partneri i tij, Andrea Varriale, mbërritën në vendngjarje dhe një përleshje filloi, me studentët amerikanë që pretenduan se policët nuk u identifikuan si të tillë. Madje Elder në gjykatë tha se ai e kishte qëlluar me thikë policin pasi druante se ishte sulmuar nga një keqbërës.

Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30