Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në fshatin Gjashtë të Sarandës janë arrestuar në territorin grek. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, e cila njofton se kapja e tyre u realizua në bashkëpunim me autoritetet homologe të vendit fqinj. Në pranga kanë rënë Lulëzim Tabaku, 37 vjeç, dhe Idriz Çelo, 40 vjeç. Të dy kërkoheshin për përfshirjen e dyshuar në ngjarjen e rëndë të 7 majit 2026, kur Rexhep Ismaili mbeti i vrarë me armë zjarri.