Top News – Vjosa Osmani dhe Albin Kurti/ Emërojnë shefin e agjencisë së zbulimit në Kosovë
15/04/2021 22:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, emëruan si drejtorin e ri të përgjithshëm të agjensisë së Zbulimit në kosovë, Petrit Ajetin. Njoftimi erdhi nga zyra e presdidentes Osmani, ku mes të tjerash thuhet se Ajeti është i specializuar në disa programe ndërkombëtare në kuadër të zhvillimit profesional në fushën e Sigurisë dhe ka një përvojë pune 15 vjeçare në institucionet publike dhe private në fushën e sigurisë. Ai renditet i gjashti në rradhë si shef i Agjencisë së Zbulimit të Kosovës dhe pason në këtë post ish shefin e kësaj agjencie, Kreshnik Gashi, i cili në dhjetor të vitit të kaluar u shkarkua nga detyra. Në atë kohë vendimi erdhi pas pretendimeve se një inspektor i agjencisë kishte provuar të marrë disa dokumente nga kasaforta e presidencës më 6 nëntor 2020, një ditë pas dorëheqjes së ish presidentit Hashim Thaçi, cili ndodhet në Hagë për t'u përballur me akuzat për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit. Përpjekja, sipas zyrtarëve të presidencës, thuhet të jetë bërë në praninë e tashmë ish sekretarit të zyrës së presidentit, Driton Gashi, i cili më herët kishte shërbyer si drejtor i Agjencisë së Zbulimit. Agjencia e Zbulimit u themelua pas pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në shkurt të vitit 2008. Tre prej shefave të saj dhanë dorëheqje ndërsa dy u shkarkuan duke bërë që asnjëri të mos përmbushë mandatin deri në fund.

Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, bie kati i pestë, tre kate pallati bashkohen me njeri tjetrin
04/11 16:43
Top Channel/ Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh!
04/11 16:40
Top Channel/ “Ishte si bombë”! Shpërthimi në Elbasan, banori: U hodha nga ballkoni
04/11 16:23
Top News – ‘Vlerësohemi më lart se kurrë’. Rama për raportin e progresit, ‘po kemi ende shumë punë’
04/11 16:21
Top Channel/ Kushtetuesja “blindohet”. Pas protestave, tender 1.6 mln për alarmet kundër zjarrit
04/11 16:20
Top Channel/ Buxheti 2027, TVSH për bizneset mbi 5 mln lekë, taksë për 40 mijë apartamente bosh
04/11 16:20
Top News – Babanë nuk e vrau ariu. Policia arreston djalin e viktimës, në pranga edhe gruaja
04/11 16:19
Top News- KE publikon raportin e progresit. Shqipëria e orientuar drejt BE, por ka ende problematika
04/11 16:18
Top Channel/ Protestat shtyjnë Panairin e Librit. Zhvendoset në 24-28 dhjetor, mes festave
04/11 16:11
Top Channel/ Vlora Hyseni mbetet në arrest shtëpie. Gjykata e apelit rrëzon kërkesën për liri
04/11 16:05
Top Channel/ Marta Kos: Negociatat? Fundi i 2027. Objektiv ambicioz, por i arritshëm me reforma
04/11 16:00
Top Channel/ BE vlerëson rrugën e Shqipërisë. KE: Angazhim i vendosur për integrimin
04/11 15:57
Top Channel/ Shpërthimi shemb pallatin/ Elbasan, banorët po evakuohen me shkallën e zjarrëfikëseve
04/11 15:52
Top Channel/ Pengu i Gjergj Menës për shfaqjen e fundit, Qirici: Nuk u ankua edhe pse ishte sëmurë
04/11 15:38
Top Channel/ Shpërthim në një apartament në Elbasan, shemben muret dhe shkallët e ndërtesës
04/11 15:17
Top News – Dosja ndaj ish kreut të SHISH. Apeli i Posaçëm lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin
04/11 15:08
Top News – Tre të arrestuar në Vlorë. Në pranga vrasës, kultivues hashashi dhe një hajdut
04/11 15:01
Top News – ‘Kur kjo ndodh me Veliajn, po me qytetarët’/ Tabaku kërkon llogari nga ministri Toni Gogu
04/11 15:00
Top Channel/ Progres-raporti 2026: Marta Kos “shpresa” Kosovës, “rrëzon” Serbinë!
04/11 14:53
Top News – Rrit naftën, ul benzinën/ Bordi cakton çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve
04/11 13:36