Gjyqtari Christopher Gosnell në Hagë ka ndryshuar masat e kufizimit të vizitave për ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, në qendrën e paraburgimit në Hagë, lidhur me rastin e dytë, ku Thaçi akuzohet për tentim, pengim të drejtësisë. Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndalimi I vizitave vazhdon të jetë në fuqi në lidhje me katër persona, ndërsa është hequr për disa të tjerë. Sipas vendimit të 21 shtatorit, masa ndaj personave që u janë ndaluar vizitat, nuk janë plotësisht të pakufizuara. Sipas njoftimit ato do të jenë nën monitorim aktiv.