Top News – Vendimi i Katalonjës/ Mbyllen baret dhe restorantet
14/10/2020 21:27

Rajoni veri lindor i katalonjës, në spanjë, ka vendosur të mbyllë baret dhe restorantet për 15 ditë nga e enjtja ndërsa vendi përpiqet të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit. Spanja, aktualisht ka një nga shkallët më të larta të infektimit në evropë, me rreth 900 mijë infektime dhe më shumë se 33 mijë viktima. Rajoni i katalonjës ka shënuar një rritje të re të infektimeve, pasi më herët u duk se i vendosi ato nën kontroll kur urdhëroi njerëzit të qëndronin në shtëpi në barcelonë dhe qytete të tjera. Të mërkurën, lideri në detyrë i katalonjës, Pere Aragones tha se duhen masa më drastike për të evituar një izolim të plotë në javët në vijim. Restorantet në rajonin me rreth 7.5 milionë njerëz do të lejohen të shërbejnë vetëm ushqim për të marrë me vete ndërkohë që njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi. Palestrat dhe eventet kulturore do të lejohen të operojnë vetëm me gjysmën e kapacitetit ndërsa dyqanet dhe qendrat e mëdha tregtare duhet të kufizohen me 30 për qind të kapacitetit. Banorët e kryeqytetit spanjoll, Madridit, janë ndërkohë nën izolim të pjesshëm dhe nuk munden të dalin nga qyteti. Ndërsa baret dhe restorantet atje mbyllen në orën 23.00.

Top News- Luksemburgu njeh shtetin palestinez/ Paralajmëron sanksione të tjera ndaj Izraelit
16/09 09:36
Top Channel/ TikTok ndryshon “pronarin”, Trump: Të rinjtë do të jenë të lumtur
15/09 23:03
Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09 22:43
Top News- “Izraeli të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll kërkon përjashtim nga garat sportive
15/09 22:15
Top News- Putin provokon hapur NATO-n dhe luan me zjarrin…tanket e avionët “çajnë” ajrin
15/09 22:13
Top Channel/ Bjellorusia dhe Rusia “luajnë me zjarrin”, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim
15/09 21:14
Top Channel/ Armatimit në Europë i ka kaluar mosha? Kina përfiton, dronët ukrainas…
15/09 21:13
Top Channel/ Elon Musk blen 2.57 milionë aksione të Teslës, rriten me gati 5% aksionet
15/09 21:09
Top Channel/ Trump ”shpëton” TikTok nga ndalimi në SHBA! Ja çfarë përfshin marrëveshja
15/09 21:08
Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51