Top News-Vendet evropiane që i shitën armë Putinit /Tani po përdoren kundër Ukrainasve, BE në siklet
18/03/2022 14:48

Franca dhe Gjermania nuk respektuan embargon e armëve që i ishte vënë rusisë dhe i shitën Putinit armatime që po përdoren tani në Ukrainë. Në atë që shtypi britanik po e quan një ditë turpi për Bashkimin Evropian, raportohet se 10 vende anëtare të bllokut i kanë shitur miliona euro armatime rusisë nga viti 2015 deri në 2020. Parisi i ka shitur Moskës bomba, raketa dhe lëndë shpërthyese si edhe kamera termale për 1 mijë tanke apo detektorë me rreze infra të kuqe për avionët. Berlini i ka shitur pushkë ndërsa Roma makina të blinduara. Shtetet e BE-së, përfshirë Britaninë që në atë kohë ishte anëtare e bllokut, e goditën rusinë me një embargo armësh në 2014-ën në lidhje me aneksimin e Krimesë. Por, një boshllëk në legjislacion i lejoi vendet dhe armët të plotësonin kontratat që kishin nënshkruar më herët me Rusinë. Dhe një hetim nga Investigate Europe tregon se 27 vendet anëtare të bllokut lëshuan më shumë se 1 mijë licensa pas ndalimit. Franca vijoi me dërgimin e armatimeve në kremlin me vlerë 150 milionë euro, gjermania shiti 120 milionë euro armatime dhe italia 22 milionë euro. Britania po ashtu i shiti armë rusisë pas vendosjes së embargos, por vlera ishte pak më e ulët, afro 2 milionë euro.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43