Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit ka shkaktuar debate brenda Partisë Socialiste. Burime nga mbledhja së grupit parlamentar socialist pohojnë se deputeti Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Tonin Gogu, për dokumentacionin që lidhet me transferimin.