Top News – Vaksina e pfizer/ Kërkesa për miratim pas zgjedhjeve
16/10/2020 21:57

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi të premten se në fund të nëntorit mund të paraqesë kërkesën pranë autoriteteve amerikane për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19, për të cilën po punon së bashku me kompaninë gjermane BioTech. Pfizer tha se mund njoftojë nëse vaksina do të jetë e sigurtë deri në fund të këtij muaji, bazuar në provat klinike me 40,000 persona, por shtoi se ka nevojë për të dhëna të sigurta të cilat nuk do të jenë në dispozicion deri në nëntor. "Pfizer-i do të aplikojë për të kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës në SHBA menjëherë pasi të arrihet niveli i sigurisë, në javën e tretë të nëntorit", tha shefi Ekzekutiv i Pfizer-it Albert Bourla. Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se vaksina kundër COVID-19 do të ishte në dispozicion para zgjedhjeve, ndryshe nga pohimet e ekpertëve të shëndetësisë. Mundësia e vonesave të mëtejshme në prodhimin e vaksinave u rrit pas pezullimit pak kohë më parë të provave klinike për dy vaksina rivale. Njoftimi i firmës Pfizer e bën praktikisht të pamundur prodhimin e një vaksine para zgjedhjeve të nëntorit. Komentet e presidentit për nxjerrjen në treg të vaksinës kanë krijuar shqetësime se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, e ndodhur nën presion, mund të nxitojë dhe të mos kryejë procesin e duhur të kontrollit për dhënien e autorizimit për vaksinën. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë janë përpjekur të zbusin shqetësimet nga frika se shumë amerikanë mund të mos pranonin ta bënin atë. Në fillim të këtij muaji, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave u kërkoi zytarisht prodhuesve të vaksinave që të sigurojnë dy muaj të dhëna lidhur me sigurinë e vaksinës për gjysmën e pjesëmarrësve në prova klinike.

Top Channel/ TikTok ndryshon “pronarin”, Trump: Të rinjtë do të jenë të lumtur
15/09 23:03
Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09 22:43
Top News- “Izraeli të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll kërkon përjashtim nga garat sportive
15/09 22:15
Top News- Putin provokon hapur NATO-n dhe luan me zjarrin…tanket e avionët “çajnë” ajrin
15/09 22:13
Top Channel/ Bjellorusia dhe Rusia “luajnë me zjarrin”, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim
15/09 21:14
Top Channel/ Armatimit në Europë i ka kaluar mosha? Kina përfiton, dronët ukrainas…
15/09 21:13
Top Channel/ Elon Musk blen 2.57 milionë aksione të Teslës, rriten me gati 5% aksionet
15/09 21:09
Top Channel/ Trump ”shpëton” TikTok nga ndalimi në SHBA! Ja çfarë përfshin marrëveshja
15/09 21:08
Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49