Top News/ Ushtria serbe, pak metra larg kufirit me Kosovën. Kurti denoncon: Provokim!
12/10/2024 22:53

Serbia ka lëvizur ushtrinë vetëm pak metra larg kufirit me Kosovën. Denoncimi është bërë nga Kryeministri Albin Kurti. Kurti thotë se me këtë lëvizje, Beogradi ka provokuar sërish duke afruar trupat ushtarake vetëm 50 metër larg vijës ndarëse me Kosovën, pranë territorit të komunës së Kamenicës. Kurti thotë se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë mbikëqyrur këto lëvizje dhe se ushtria serbe, pasi ka vënë re që është pikasur është tërhequr në thellësi të territorit serb. Kryeministri i Kosovës thotë se lëvizjet matanë kufirit janë në vazhdën e përpjekjeve provokuese të Serbisë për nxitjen e tensioneve dhe konfliktit në Kosovë. ‘Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës’, shkruan ai. Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës, mbyll reagimin e tij Kryeministri i Kosovës.

Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17
Top News- Kritikat e BE për ligjin e Speciales, partitë në Kosovë: Do mbështesim çlirimtarët në Hagë
12/10 15:32
Top Channel/ Kos: Shqipëria mbyll grupkapitullin e 4 të negociatave me BE, Specialja me probleme!
12/10 11:33
Top News -Ndryshimi i ligjit të ‘Speciales’. Komisionerja Kos: Rrezikojnë integrimin e Kosovës në BE
12/10 11:10
Top Channel/ Kosovë, qeveria Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil: Dhe martesat mes personave të së njëjtës gjini!
11/10 14:37
Top Channel/ Kosova, “betejë” për milionat e BE/ Më pak se tre muaj për të përfituar 165.8 milionë €
11/10 11:39
Top Channel/ Vrau gruan dhe kunatin, Policia sekuestron armë në banesën e autorit në Kosovë
10/10 12:09
Top Channel/Kosovë, dy të vrarë e një i plagosur. Ngjarja e rëndë në Gjilan, vrau gruan dhe kunatin
09/10 20:04
Top News – Vret gruan dhe kunatin. Tragjedi në Gjilan, plagoset dhe xhaxhai i bashkëshortes
09/10 19:15
Top Channel/ Ligji për Specialen, ekspertët në Kosovë: “Ja çfarë pritet tani”!
09/10 11:38
Top Channel/Kurti takon Presidenten e re. Shiroka Pula nis takimet, kërkohet bashkërendim për sfidat
08/10 15:23
Top News- Nuk votoi ligjin e Speciales/ ‘Alibia’ e LDK-As e kundërshtuam, mbajtëm qëndrim politik
08/10 14:59
Top News – Kurti takohet me Presidenten e Re. ‘Vendin e presin punë e sfida të mëdha’
08/10 13:21
Top News- U bllokuan në minierë/ Kosovë, dalin pas disa orësh 63 minatorët
08/10 11:10
Top Channel/ Presidentja e re bashkon politikën, të gjithë në ceremoninë e Justina Shiroka Pula
07/10 19:48