Qeveria italiane ka ashpërsuar ndjeshëm masat ligjore ndaj tubimeve publike, pas shpërthimit të protestave të fundjavës. Sipas një dekreti të ri legjislativ që pritet të miratohet paraditen e së martës në këshillin e ministrave, sipas mediave italiane, do të përfishen masa për ndalimin e të rinjëve që nuk kanë mbushur moshën madhore, masa të reja kundër bandave të të miturve, ndalimin e tubimeve për këdo që është përgjegjës për shkaktimin e plaçkitjes, si dhe dërgimin e 500 ushtarëve në qytetin e Milanos, me qëllim garantimin e sigurisë nëpër rrugët e qytetit.