Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka kundërshtuar ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, që parashikojnë rritjen e TVSH-së për akomodimin dhe të tatimit mbi dividendin. Një nga shqetësimet kryesore të ngritura prej tij lidhet me faktin se bizneset turistike kanë nënshkruar tashmë kontratat me operatorët ndërkombëtarë për sezonin 2027 dhe kanë fiksuar çmimet prej muajsh. Për këtë arsye, sipas Kasës, kostot shtesë nga rritja e TVSH-së nuk mund t’u kalohen automatikisht turistëve, duke rrezikuar të rëndojnë drejtpërdrejt mbi sipërmarrjet. Po ashtu, ai thekson se kjo barrë do të dëmtonte edhe pozicionimin e Shqipërisë sa i përket turizimit në rajon, veçanërisht përballë Greqisë dhe Kroacisë, ku tatimi mbi dividendin është më i ulët.