Top News – Ukraina, rrebesh dronësh mbi Moskë / Rusia: Rrëzuam 291, shkëmbim i ashpër zjarri
27/07/2025 17:45

Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 291 dronë ukrainas gjatë natës, tha të dielën Ministria Ruse e Mbrojtjes. "Sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan dy bomba ajrore të drejtuara, tre predha të sistemeve të lëshimit të raketave të shumëfishta Vampire të prodhuara në Çeki dhe 291 dronë" tha ministria në kanalin e saj Telegram. Ajo shtoi se avionët luftarakë dhe dronët rusë goditën objektet e prodhimit të dronëve dhe qendrat e kontrollit brenda Ukrainës. Raportohet ndërkohë se pesë persona janë vrarë në sulmet e të shtunës në Rusi dhe Ukrainë, ndërsa të dy palët vazhdojnë të godasin njëra tjetrën. Zyrtarët ukrainas thanë të shtunën se më shumë se 200 dronë dhe pothuajse 30 raketa u lëshuan nga Rusia, dhe shumica e tyre kishin në shënjestër Dnipropetrovskun ku humbën jetën tre persona. Në Rusi, guvernatori në detyrë i Rostovit tha se dy persona humbën jetën në rajon pasi një makinë u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron ukrainas. Sulmet erdhën ndërsa të dyja palët dhanë përditësime mbi operacionet e tyre ushtarake. Rusia pretendoi se kishte marrë dy fshatra në lindje të Ukrainës, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se trupat "po i shtynin gradualisht forcat ruse jashtë" rajonit të Sumit. Ndërkohë kremlini tha të dielën se Rusia preferon mjete politike dhe diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, por Kievi dhe Perëndimi janë ata që e kanë refuzuar këtë rrugë. Zëdhënësi i kremlinit, dmitri peskov, tha për agjencitë ruse të lajmeve se rruga e preferuar e rusisë është ajo përmes mjeteve politike dhe diplomatike. Por, Peskov shtoi, pa dhënë prova, se Moska vazhdon operacionin e saj ushtarak në Ukrainë sepse "të gjitha propozimet për dialog janë refuzuar, si nga Ukraina ashtu edhe nga vendet perëndimore".

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43