Top News – Uji arrin deri në gjoks, mot ekstrem / Përmbytjet marrin jetë njerëzish, shkatërrim masiv
29/07/2025 14:53

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në Pekin dhe më shumë se 80,000 janë evakuuar në vende të sigurta, thanë autoritetet kineze, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë shkatërruar rrugët dhe shtëpitë në Kinën veriore. Tetë persona të tjerë humbën jetën pas një rrëshqitjeje dheu të hënën në qytetin Chengde, rreth tre orë në verilindje të Pekinit. Kina po përballet me një verë me mot ekstrem. Valë të nxehta rekord goditën rajonin lindor të vendit në fillim të këtij muaji, ndërsa përmbytjet përfshinë jugperëndimin e vendit. Në sfondin e përmbytjeve masive në Kinën veriore, Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje shpëtimi "të gjithanshme" dhe u ka thënë autoriteteve të përgatiten për "skenaret më të këqija dhe më ekstreme". "Asnjë përpjekje nuk duhet kursyer për të kërkuar dhe shpëtuar të zhdukurit ose të bllokuarit, për të transferuar dhe zhvendosur banorët në zonat e prekura dhe për të zvogëluar bilancin e viktimave në maksimum", tha presidenti. Autoritetet kineze kanë ndarë 200 milionë juanë ose 28 milionë dollarë, për përpjekjet e rimëkëmbjes, duke përfshirë riparimin e rrjetit të transportit dhe infrastrukturës tjetër. Periferia e Pekinit u godit më rëndë nga shiu i rrëmbyeshëm. Përmbytjet kanë dëmtuar dhjetëra rrugë dhe kanë ndërprerë energjinë elektrike në më shumë se 130 fshatra. Videot tregojnë ekipet e shpëtimit që kalojnë nëpër ujërat e përmbytjeve deri në gjoks për të arritur te banorët e bllokuar, si dhe helikopterë dhe dronë që transportojnë ushqim dhe ndihma të tjera në zonën e fatkeqësisë.

Top News – Mbi 1 mijë dronë ukrainas mbi Moskë / Sulmet ruse vrasin civilë në gjithë Ukrainën
29/11 13:42
Top News – ‘Moment historik’ për Evropën / Do dërgojë njerëz në hapësirë, projekt 10 mld Euro
29/11 13:30
Top News – ‘NATO-ja myslimane’ në veprim / Pakistani dërgon ushtrinë në Arabinë Saudite
29/11 13:24
Top News – Neutraliteti i Zvicrës në sprovë…Referendum për lehtësimin e eksporteve të armëve
29/11 13:12
Top News – Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA / U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk në siklet
29/11 13:06
Top News – Krizat nuk kanë fund në Evropë / Prirje drejt shkatërrimit dhe rënies, ‘realitet i ri’
29/11 12:57
Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50