Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale thotë se 23 persona u plagosën gjatë përplasjeve të ndodhura në protestë. Të lënduarit u paraqitën për ndihmë në strukturat spitalore dhe poliklinka. Në spitalin Universitar të Traumës morën ndihmë 16 të lënduar, 12 protestues, 2 përfaqësues të medias dhe 2 policisë. Mes tyre ishte dhe i riu 28-vjeçar që u plagos në sy gjatë tubimit. Ministria e Shëndetësisë sqaron se ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe gjatë kësaj të diele do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar, me ekip të përbashkët profesionistësh të SUT dhe QSUT për të përcaktuar vijueshmërinë e trajtimit.