Top News – Turizmi i gjunjëzuar/ Pak shance për ta shpëtuar sezonin nga pandemia
27/07/2020 11:57

Linjat ajrore, hotelierët dhe operatorët turistikë në Evropë janë të shqetësuar se ndryshimet e papritura të rregullave të udhëtimit për shkak të koronavirusit nga qeveritë, po shuajnë shanset e tyre për të fituar diçka nga një sezon i shkatërruar pushimesh. Vendimi i papritur i qeverisë britanike të shtunën për të shtuar Spanjën në listën e saj të vendeve "me rrezik", duke detyruar dhjetëra mijëra britanikë që tashmë pushojnë në Spanjë të karantinohen për 14 ditë pas kthimit të tyre, dhe planet pezull të dhjetëra mijëra të tjerë, i ka dhënë një goditje të madhe shpresave se industria e udhëtimeve mund të jetë në gjendje të kompensojë disa nga humbjet e saj masive nga pandemia. Britania dhe fqinjët e saj evropianë kohët e fundit hoqën ndalimet për udhëtime jashtë vendit për turizëm, në përpjekje për t'u rikthyer në një farë normaliteti. Linjat ajrore evropiane dhe agjencitë e udhëtimeve lobuan fuqishëm për ta bërë këtë. Britania nuk është e vetmja që po këshillon kujdesin. Të shtunën Irlanda e hoqi Britaninë nga listë e vendeve "të sigurta", duke u thënë qytetarëve të saj të shmangin të gjitha udhëtimet thelbësore në atë vend. Franca ka lëshuar një paralajmërim për udhëtimiet në Spanjë. Qeveria franceze nuk e ka mbyllur kufirin me Spanjën, por një zyrtar francez tha se Parisi po e shqyrton këtë mundësi. Edhe Norvegjia po këshillon kundër udhëtimeve në Spanjë. Lëvizjet e papritura ka të ngjarë të pengojnë udhëtarët në përgjithësi të rrezikojnë udhëtimet në vendet e tjera për shkak të mundësisë së kufizimeve të reja që mund të imponohen me pak paralajmërim. Ankthi është duke u shtuar në të gjithë Evropën se së shpejti kontinenti mund të kthehet në epiqendrën e stuhisë së koronavirusit. Zyrtarët thonë se të rinjtë e kanë ulur kujdesin e tyre pas heqjes së kufizimeve. Ka shqetësime edhe në rajonin italian të Lacios, që përfshin Romën. Zyrtarët rajonalë paralajmëruan javën e kaluar se mund të ketë një izolim të dytë pasi rastet e koronavirusit filluan të rriten përsëri. Autoritetet paralajmëruan që kufizimet për të frenuar përhapjen e virusit mund të rivendosen nëse infeksionet vazhdojnë të shtohen. Ishin 17 raste të reja të konfirmuara të dielën e kaluar, me 10 në mesin e njerëzve që u kthyen në vend nga jashtë.

Top Channel/ Tronditet Gjermania! I akuzuar për eliminimin e 15 pacientëve, nis gjyqi për mjekun
14/07 23:16
Top Channel/ “Arrini marrëveshjen me Ukrainën”, Trump kërcënon Rusinë: Afat deri në…
14/07 23:13
Top Channel/ “Përvëlohet” Spanja! I nxehti bën kërdinë, bilanc tragjik viktimash brenda dy muajsh
14/07 23:06
Top Channel/ Prapaskenat e lëvizjes së Trump, takimi me Zelenskyn tek telefonata Putin
14/07 21:50
Top News – ‘Sekretet’ e telefonatave. Sapo Trump mbyll telefonin, Putin bombardon Ukrainën
14/07 20:45
Top Channel/ Trump, ultimatum Putin: Jepi fund luftés brenda 50 ditësh!
14/07 19:35
Top Channel/ Kur dhe kush e pret Trump ne Londer ne shtator!
14/07 15:49
Top News – Presidenti i Iranit u plagos / Sulmet e Izraelit shumë të sakta, Teherani nis hetimin
14/07 15:22
Top News – Franca ‘tregon dhëmbët’, gati për luftë / Paradë e madhe ushtarake në ditën e Bastijës
14/07 14:58
Top News – Shefi i ushtrisë ‘hyn’ në llogore / Inspekton forcat ruse që luftojnë në Ukrainën lindore
14/07 14:55
Top News – Trump, i tërbuar me Putinin / ‘Tregohet xhentil gjatë ditës, sulmon gjatë natës’
14/07 14:51
Top News – Lëkundet toka në 50 qytete…Turistët të frikësuar, tërmet i fuqishëm në Spanjë
14/07 12:52
Top News – I dërguari i Trumpit në Kiev / Do diskutojë për sigurinë dhe sanksionet mbi Rusinë
14/07 12:41
Top Channel/ Plani anti-gomone Starmer-Macron, mund te “mbytet” para se te aplikohet!
14/07 12:22
Top Channel/Macron jep alarmin: Europa, përballë kërcënimit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore!
14/07 12:22
Top Channel/ BE do godasë SHBA-në, Tajani: Gati tarifat 231 miliardë euro!
14/07 12:21
Top News – BE gati për hakmarrje ndaj SHBA-së / Tarifa shtesë nëse nuk ka një marrëveshje
14/07 12:20
Top News – Trump ‘bën biznes’ me Patriotët / ’Ia jep’ Ukrainës, por paguan Bashkimi Evropian
14/07 12:12
Top News – Spanja nën ‘pushtim’ nga turistët / Vetë spanjollët nuk shijojnë dot plazhet e tyre
14/07 12:09
Top News – Trump shkon te Mbreti në shtator / Lideri i parë që pritet në dy vizita shtetërore
14/07 11:57