Top News – Alarm ajror në Kiev para bisedimeve / Putin shantazhon, 270 dronë e 10 raketa gjatë natës
19/08/2025 14:10

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan mbi Kiev të hënën, përpara bisedimeve shumë të pritura në Uashington midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit amerikan Donald Trump. Forca ajrore ukrainase tha në mediat sociale se një alarm ajror u aktivizua në të gjithë vendin sepse një MiG-31 rus u zbulua në fluturim, me gjasë i armatosur me raketa hipersonike Kinzhal që Moska i ka përdorur edhe më parë në sulme. Sipas zyrtarëve ushtarakë të ukrainës, ai që pasoi ishte sulmi më i madh ajror ndaj ukrainës që nga korriku. Forca Ajrore Ukrainase tha se Rusia nisi 270 dronë dhe 10 raketa gjatë natës, që sipas një llogaritjeje të CNN është edhe sulmi më i madh ajror që nga 31 korriku. Katër raketa dhe 16 dronë canë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, thuhej në deklaratën e forcave ajrore. Sulmet e Rusisë vranë gjithsej tetë persona dhe plagosën 54 të tjerë në të gjithë Ukrainën në 24 orët e fundit deri të martën në mëngjes. Pesë persona u vranë nga sulmet ruse në qytetet pas vijave të frontit në rajonin e Donetskut, ndërsa tre u vranë dhe 33 u plagosën në sulmet ruse në qytetin e Zaporizhias, sipas autoriteteve ushtarake në të dy rajonet. Sulmet ruse plagosën gjithashtu civilë në Kharkiv, Kherson, Dnipropetrovsk dhe Nikopol. Të paktën 1,471 familje dhe 119 biznese humbën ndërkohë energjinë elektrike të martën pas sulmit masiv rus në rajonin e Poltavës në verilindje të Ukrainës. Ministria ukrainase e energjisë tha se një objekt transporti gazi u shënjestrua nga disa dhjetëra dronë, të cilët shkaktuan dëme. “Forcat ruse nisën një tjetër sulm masiv ndaj objekteve të infrastrukturës energjetike në rajonin e Poltava-s, duke përdorur njëkohësisht raketa kruiz dhe dronë sulmues. Sulmi rezultoi në zjarre në shkallë të gjerë", tha ministria në Telegram. Sidoqoftë Ministria nuk specifikoi se cilat objekte të tjera përveç infrastrukturës së gazit u sulmuan. Rajoni i Poltavës është shtëpia e rafinerisë së vetme të naftës në Ukrainë, Kremenchuk, e cila është sulmuar vazhdimisht si nga dronë ashtu edhe nga raketa.

Top News – Qeni që drejtoi shtëpinë e bardhë ngordh, zi në familjen presidenciale
16/09 19:32
Top News – 40 mijë bomba njëtonëshe në Izrael / Trump ‘ndryshon mendje’, 2.8 miliardë USD armatime
16/09 17:31
Top News – Të ndalim garën e armatimit në hapësirë! Rusia paqebërëse, apel SHBA-së: Ka ende kohë
16/09 17:00
Top News – Avioni i Zelenskit në shënjestër / Rusia sulmoi Moldavinë, ‘për pak u godit nga një dron’
16/09 15:37
Top Channel/ Totali 81 vite burg: Gjykata “shfajësoi” UÇK-në: “Faji ishte individual”!
16/09 15:09
Top Channel/ Haga dënon katërshen e UCK-së: “Krime ndaj kundërshtarëve, vrasje e torture”!
16/09 15:01
Top News – Lufta në Iran, 38 miliardë dollarë / Kostoja në qiell, rritet me 3 mld USD çdo muaj
16/09 13:51
Top News – Shembet pallati, 12 viktima e 100 zhdukur / Tragjedi mes rrënojave në Gaza
16/09 13:51
Top News – Helikopteri rrëzohet mbi shtëpi / Flakë e tym mbi Los Angeles, të paktën 3 viktima
16/09 13:39
Top News – Vrasje të shënjestruara në SHBA e BE / Shërbimet ruse të inteligjencës kanë gati planet
16/09 13:36
Top News – Kanadaja ‘pranohet’ në BE / Von der Layen hap dyert: Anëtare e asociuar
16/09 13:34
Top News – Ed Sheeran braktistet nga kolegët. Artistët largohen nga turneu i tij, shkak Palestina
16/09 13:30
Top Channel/ Specialja dënon me 13 vite burg Rexhep Selimin
16/09 12:26
Top Channel/ Dënimi për Kadri Veselin, Specialja cakton 18 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ Vendimi për Hashim Thaçin, Specialja e dënon me 25 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ BE “sfidon” Trumpin, afron Kanadanë: “Të bëhet anëtarja e parë e asociuar e bllokut”!
16/09 12:08
Top Channel/ Karburantet në Gjermani çmime rekord, Merz: “Do të ndërhyjë qeveria”!
16/09 11:56
Top News – Huthit, dronë drejt Mekës / Shkatërrohet para se të arrinte qytetin e shenjtë
16/09 11:53
Top News – SHBA vendos armë në hapësirë / Kina paralajmëron: Po nxit garën globale të armatimit
16/09 11:34
Top News – ‘Bota duhet të dridhet’/ Paralajmëron bosi i OpenAI: Frika është e justifikuar
16/09 11:33