Top Channel/ Trump telefonon Putinin: Tani, takim me Zelenskyn! Nga Kremlini, përgjigje e paqartë!
19/08/2025 11:31

Pas takimit me Volodimir Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë dhe liderët europianë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka telefonuar homologun rus, Vladimir Putin, e pohuar kjo nga vetë republikani. “Në përfundim të takimeve, e telefonova Presidentin Putin dhe i kërkova nisjen e përgatitjeve për një takim mes tij dhe presidentit Zelensky, vendi i të cilit do të përcaktohet më vonë”, ka shkruar Trump në mediat sociale. "Pas këtij takimi, do të kemi një përballje tjetër ku do të jenë të pranishëm të dy Presidentët dhe unë, shtoi ai, ndërsa theksoi se gjatë bisedimeve të djeshme u diskutuan garancitë e sigurisë për Ukrainën, të cilat ai thotë se "do të ofrohen nga vendet e ndryshme evropiane, me një koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës". “Ky është një hap shumë i mirë, një hap fillestar për luftën që ka nisur pothuajse katër vjet më parë”, ishte komenti i tij. Yury Ushakov, ndihmës i Putinit për çështje të jashtme, deklaroi se të dyja palët “shprehën mbështetje për vazhdimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes delegacionit rus dhe ukrainas”. Ideja “e ngritjes së nivelit të përfaqësuesve të palëve ukrainase dhe ruse” u diskutua gjatë bisedës telefonike, pohoi ai. Megjithatë, nuk është e qartë nga deklarata e Ushakovit nëse Putin ka pranuar që të takohet me Zelenskyn. Vetë kreu i shtetit ukrainas pohoi për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë pas takimeve se ai do të takohej me Putinin pa parakushte.

Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01
Top News – BE me masa të rrepta. Në listë të zezë dhjetë ‘kurthe’ manipuluese online
09/11 20:00
Top News-E premtja e zezë ‘tërbon’ amerikanët/ Të gjithë në pritje të uljes së çmimeve të produkteve
09/11 19:20
Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09