Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e se premtes në ujërat e basenit portual të Durrësit. Trupi i pajetë u gjet pranë kalatës 5 dhe dyshohet të jetë i një shtetasi të huaj, maroken ose sirian. Trupi i pajete u gjete rrreth ores 7 e 45, eshte ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Policia po punon për identifikimin e personit, por paraprakisht gjetja e kufomës lidhet me një ngjarje të fundjavës së kaluar, kur 4 shtetas të huaj, marokenë dhe sirianë, u hodhën në det, në tentativë për të lundruar drejt një trageti. Tre prej tyre u sprapsën nga forcat e kufirit, ndërsa i katërti nuk u gjet dhe dyshohet të jetë personi që u gjet mengjesin e sotem pranë kalatës nr.5 të portit.