Një vrasje me armë zjarri u regjistrua në Tiranë mbrëmjen e kësaj të marte. Nga të shtënat mbeti I vrarë Ismet Habili rreth 46 vjeç. Ai u qëllua në rrethana të paqarta në makinën e tij në rrugën Mihal Popi rreth orës 20:20. Fillimisht në sallën operative mbërriti një njhoftim për aksident, pasi viktima ishte duke drejtuar mjetin në momentin ku I qëllua. Por pas verifikimeve agjentët e gjetën të pajetë brenda në mjetin e tij tip Volvo. Paraprakisht hetuesit dyshojnë për atentat, ndërsa kanë mbledhur dhe provat e para në vendin e ngjarjes si dhe janë sekuestuar kamerat e bisneseve rreth zonës, për të identifikuar autorët. Po ashtu pritet të merren dhe dëshmitë e të afërmëve për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.