Europol ka realizuar një operacion tre-ditor, që ka çuar në arrestimin e 150 personave. Mes 17 vendeve të përfshira është edhe Shqipëria. Operacioni i koduar Trivium është zhvilluar kundër krimit të organizuar të pronës në rrjetet rrugore të Evropës.