Udhëheqësja e së djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen, dhe rivali i saj i së majtës radikale, Jean-Luc Melenchon, kanë forcuar epërsinë e tyre në sondazhet përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Kjo u bë e ditur të hënën nga një sondazh i fundit, në një kohë kur polarizimi politik në vend po thellohet.