Ambasada britanike në Kosovë ka rikujtuar tre vjetorin e sulmit të Banjskës, më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur dy efektivë policie. Përmes një reagimi në FaceBook, ambasada britanike u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbahen përgjegjës, pa vonesa të mëtejshme, ndërsa rikujton se personat përgjegjës, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë përballur me drejtësinë.