Top News – Tre versionet e aksidentit tragjik / Dera e pasme nuk hapej pasi…
24/11/2021 11:51

Ende nuk është qartësuar se çfarë çoi deri tek aksidenti në Bullgari, ku mbetën të vdekur së paku 46 persona e u lënduan shtatë të tjerë. Megjithatë, mediat bullgare flasin për tre versione se si mund të ketë ndodhur ky aksident. Sipas ekspertëve, mund të bëhet fjalë për një defekt teknik, një gabim njerëzor ose infrastrukturë të dobët. Ai me autobusin maqedonas që u shkrumbua në maqedoni, ishte aksidenti më i rëndë i regjistruar në evropë dekadën e fundit dhe autoritetet bullgare kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet. Versioni zyrtar i autoriteteve bullgare, i paraqitur nga zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov, i cili drejton SHSK-në, është për punë në dy drejtime kryesore – gabim njerëzor ose mosfunksionim teknik. Nuk do të ketë hetim paralel në Maqedoninë e Veriut në këtë fazë dhe autoritetet lokale do të bashkëpunojnë me homologët e tyre bullgarë, raportojnë mediat bullgare. Ka komente të ndryshme se çfarë saktësisht mund të ketë shkaktuar zjarrin, si dhe kur ka ndodhur, por nuk ka asnjë informacion zyrtar për të. Prokuroria bullgare vetëm konfirmoi se ka pasur një shpërthim – arsyet e të cilit ende nuk janë sqaruar. Pikëpyetjet ndërkohë janë të shumta. Rregulloret parashikojnë qartë se sa kohë mund të drejtojë mjetin një shofer dhe kur duhet të pushojë ai. Nuk konsiderohet pushim ndërrimi me shofer, por kur automjeti është i ndalur. Është vështirë ndërkohë të merret tahografi pasi ka djegie totale të autobusit ndaj për momentin nuk dihet se sa ka udhëtuar autobusi pa ndalesa. Ndërkohë Diana Rusinova, eksperte bullgare, thotë se barriera mbrojtëse në anë të rrugës, me të cilën është përplasur autobusi, nuk ka lejuar hapjen e derës së pasme të autobusit nga ku tentuan të dalin udhëtarët ndërkohë që edhe rruga ka patur jo pak probleme.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01