Tre persona janë vënë në pranga nga strukturat e policisë së Librazhdit në bashkëpunim me sektorin për hetimin e narkotikëve në drejtorinë e policisë së Elbasanit gjatë opercionit të kodur ‘stëbleva’. Ndalimi i tyre është bërë në fshatin stëblevë pasi në mjetin me të cilin ata udhëtonin janë gjetur dhe sekuestruar 6 kg kanabis sativa. operacioni u ndërkmor n mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se tre shtetas po transportonin lëndë narkotike. të tre personat e ndaluar janë më banim në durrës. Gjatë operacionit përvec sasisë së drogës është sekuestruar edhe automjeti ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se elbasanit për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".