Top News – Tre ditë zie në Maqedoninë e Veriut / Flamujt në gjysmështizë, i gjithë vendi në lotë
23/11/2021 16:19

Qeveria e Maqedonisë vendosi të shpallë tre ditë zie kombëtare për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona. Flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjithë vendin. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri Zoran Zaev në një postim në rrjetet sociale. “Ditët e zisë do të jenë 23.24 dhe 25 nëntori. Të gjitha aktivitet shtetërore të parashikuara do të jenë anuluar gjatë këtyre ditë", shkruan Zaev. Flamujt do të ulen në gjysmështizë edhe në misionet diplomatike jashtë vendit. Për shkak të tragjedisë janë anuluar të gjitha aktivitetet në Kuvend si dhe të gjitha takimet e planifikuara. Kuvendi ka ngrirë të gjitha zhvillimet, ndërsa subjektet politike kanë anuluar takimet e planifikuara për të martën. LSDM dhe Alternativa kishin thirrur mbledhje të kryesive qendrore për të diskutuar zgjerimin e mundshëm të shumicës parlamentare. Megjithatë sipas njoftimeve jozyrtare këto takime janë anuluar për shkak të tragjedisë së rëndë që ndodhi në Bullgari.Në aksident, humbën jetën 46 shtetas të maqedonisë së veriut, të gjithë shqiptarë. Ministria e punëve të jashtme ka ngritur tashmë shtabin e krizës në lidhje me fatkeqësinë. Dy punonjës të ministrisë janë dërguar për ndihmë në ambasadën e vendit në sofje me qëllim që të asistojnë në procedurat e lidhura me ngjarjen tragjike ndërsa është hapur edhe një linjë telefonike pa pagesë ku familjarët apo të afërmit e viktimave mund të drejtohen për këshilla ose informacione. Këta të fundit janë mbledhur që në orët e para të së martës para zyrës së agjencisë turistike e cila organizoi udhëtimin në stamboll, Besa Trans, por ato ishin të mbyllura dhe të gjitha informacionet e marra i kanë siguruar fillimisht nga mediat.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01