Top News- Tjetër masakër me armë zjarri në Serbi / Sërish tetë të vrarë, arrestohet autori 21 vjeçar
05/05/2023 11:18

Të paktën tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Sipas njoftimit, sulmuesi i dyshuar, i lindur në vitin 2002, u arrestua afër qytetit të Kragujevcit, pas disa orësh në arrati. Të shtënat u regjistruan në fshatrat Dubona, Mallo Orashje dhe Shepshin, të enjten vonë. "Policia po vazhdon punën për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftimin e ministrisë serbe. Sipas disa mediave lokale, sulmuesi qëlloi mbi njerëz me një armë automatike, pasi pati një debat me një oficer të policisë, në një park në fshatin Dubona. Tre nga të plagosurit iu nënshtruan trajtimit urgjent mjekësor në një spital lokal, raportojnë gazetarët në terren. Instituti për Transfuzion të Gjakut në Serbi tha se Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq, e cilësoi incidentin si "akt terrorist", shkruan portali serb i lajmeve, Telegraf. Forcat e xhandarmërisë dhe patrulla të shumta policore janë në terren. Ministrja e Shëndetësisë e Serbisë, Danica Grujiçiç, dhe shefi i Shërbimit të Zbulimit, Aleksandar Vulin, raportohet se kanë udhëtuar në zonë. Këto janë të shtënat e dyta masive që ndodhën në Serbi këtë javë. Të mërkurën, një djalë 13 vjeç vrau tetë nxënës dhe një rojë sigurie në një shkollë në qendër të Beogradit.

Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13
Top News- Vuçiç si Millosheviçi/ Mund të ketë të njëjtin fat, studentët para në sondazhe
06/10 15:08
Top News- Zgjedhjet në Bosnje/ Dodik shpall fitoren në Republikën Srpska
05/10 11:49
Top News – Votohet për presidencën trepalëshe / Boshnjakët në zgjedhje, vendoset rrugëtimi drejt BE
04/10 12:25
Top News – Merz letër urimi për Kurtin. Kancelari gjerman: Qëndrojmë përkrah Kosovës!
03/10 13:08
Top Channel/Von der Leyen në Shkup: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në
03/10 12:11
Top News – Bariu 79 vjeçar u gjet në përrua / Viktima nga përmbytjet në Kretë, rrugët nën ujë
02/10 14:08