Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kritikuar ashpër presidentin rus Vladimir Putin, pas masakrave në qytetin Bucha në Ukrainë. Duke folur përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Biden deklaroi ka ardhur koha që Putin të përballet në gjyq me akuzat për krime lufte. Presidenti amerikan tha gjithashtu se po kërkon gjithashtu më shumë sanksione kundër Rusisë për vrasjet e civilëve në Ukrainë.