Për herë të parë procedimi penal për tërmetin e 26 nëntorit në Durrës dhe disa zona përreth është regjistruar në 1 dhjetor. Në atë kohë, Policia bazuar në urdhra të shpejtë të Prokurorisë kreu disa arrestime, por deri më tani askush nuk ka dalë në gjyq. Për shumë zyrtarë afatet e masës së sigurimit personal “arrest në burg” kanë skaduar, ndërsa shumë ndërtues kanë përfituar nga akt-ekspertimet që në disa raste nuk janë kryer, ndërsa në raste të tjera pallatet janë shembur dhe mungojnë gjurmët.