Top News- Tension pranë bazës amerikane në Angli, alarm për sulm terrorist?
29/09/2026 22:33

Një sasi benzine, por pa pajisje shpërthyese, u gjet gjatë kontrolleve të tre furgonëve pranë bazës ajrore RAF Fairford, në perëndim të Anglisë, bëri të ditur Policia Kundër Terrorizmit. Pesë burra, të gjithë shtetas britanikë në të 20-at, u arrestuan fillimisht nën dyshimin për vepra penale që lidhen me eksplozivët dhe më vonë për vepra penale terroriste. Ata u ndaluan pasi automjetet u pikasën në orët e para të së dielës, duke shkaktuar një incident të madh sigurie pranë bazës, e cila operohet nga ushtria amerikane. Të pesë u liruan me kusht të hënën, në atë që policia e përshkroi si një “vendim hetimor”, i marrë bazuar në përvojën dhe strategjinë e hetuesve. Zhvillimi vjen pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se ishte e qartë se në incident ishte përfshirë një “aktor i huaj”. Laurence Taylor, kreu i Policisë Kundër Terrorizmit, tha se reagimi i policisë të dielën në mëngjes ishte nxitur nga “një sërë informacionesh”, përfshirë një telefonatë nga një anëtar i publikut, i cili raportoi për “disa automjete që vepronin në mënyrë të dyshimtë” pranë bazës. Taylor shtoi se shpresonte që “skenat hetimore” rreth bazës të mbylleshin deri të mërkurën.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05